PEPAJ Tom Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vermosh të Shkodrës, më 30 shtator 1914. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, vendosi njohjen e kohës së internimit nga rrethi Shkodër, në rrethin Tepelenë, prej datës 30 shtator 1948, deri më 30 nëntor 1949, për çështje politike për shtetasin Tom Kolë Pepaj. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 206-208.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]