PEPOSHI Hasan Sulë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1885, në Lusën të Kukësit. Më 20 janar 1993, Gjykata e Kukësit vendosi të njohë faktin e pushkatimit të tij pa gjyq për motive politike nga forcat komuniste, më 11 shtator të vitit 1944. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 85, fl. 73-74; Gazeta 55, 1 dhjetor 2014, 23

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]