PEPOSHI Ramë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 6 maj të vitit 1902, në Kukës. U internua dhe dëbua për motive politike. Me vendim nr. 28, datë 18 prill 1994, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit dhe dëbimit nga Kukësi në rrethet Tepelenë dhe Lushnjë, prej 5 shkurtit të vitit 1951 deri më 31 dhjetor 1954 (internim), dhe prej 1 janarit të vitit 1955 deri më 23 prill 1975 (dëbim). AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 112-113; F. 1, V. 2017, D. 100/1, fl. 64-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]