(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Piktor, i biri i Lek Pervizit [shih]. Lindi në vitin 1966 në internim, në Plug të Lushjës. Më 1989 iu dha e drejta e studimit, por Komiteti Ekzekutiv i Lushnjës ia komunikoi atë shumë vonë, pasi kish mbaruar afati i konkurrimit në Akademi, dhe e degdisën në bujqësi. Më 1990 u largua bashkë me familjen në Belgjikë. Në Bruksel kreu me rezultate të larta Akademinë Mbretërore të Arteve të Bukura, dega pikturë. Ekspozitën e parë e hapi në vitin 1994, në galerinë «Cristiann Clooa». Jeton dhe krijon në Bruksel. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 149- 152.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit