(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Bashkëshortja e Manush Peshkëpisë [shih]. Në Vjenë, ku vajti bashkë me të vëllezërit, kreu një kurs për amvisë, pranë një kolegji murgeshash. Tri ditë pas pushkatimit të të shoqit, bashkë me të vjehrrën, djalin njëmbëdhjetë vjeçar e të bijën tre vjeçare, i internuan në Berat, ku ajo u detyrua të bënte punë nga më të rëndat. Prej këtej familja u transferua në Kavajë. Më 18 tetor të vitit 1975 i arrestuan të birin, Gëzimin [shih]. Ditën e gjyqit nuk e lejuan të futej në sallën ku zhvillohej seanca me dyer të mbyllura. Vdiq në mars të vitit 1981, por i biri nuk u lejua në vente në varrim. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, F. 123- 524.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit