(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Romë të Italisë, në vitin 1910. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të Ligjit nr. 7660, datë 14 janar 1993, si dhe të Udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 4 janar 1992, për njohjen e kohës së dënimit të vuajtur për «motive politike», komisioni në mbledhjen e datës 30 maj 1994 vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit nga ish i dënuari Ludoviko Romano Petraso nga data 14 prill 1946, deri më 30 dhjetor 1954. Sipas vendimit nr. 390, datë 3 gusht 1946 të Gjykatës Ushtarake Tiranë. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 196-197.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]