PETRITAJ Eqerem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1921, në Malas të Beratit. U internua për motive politike. Më 2 korrik 1992, me vendim nr. 23, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Berati në Kavajë, prej shtatorit të vitit 1946 deri më 1947. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 105-106.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]