PETRITAJ Petrit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1938, në Malas të Beratit. U internua për motive politike. Më 22 maj 1993, me vendim nr. 23, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Berati në Krujë, prej vitit 1947 deri më 1962. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 77, fl. 111-112.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]