PICARI Musa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Vorë, në vitin 1905. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, si dhe të Udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, në mbledhjen e datës 11 qershor 1992 vendosi vërtetimin e faktit të vrasjes pa gjyq për «motive politike» të Musa Osman Picarit, më 12 shkurt 1945. F. 1, Viti 2017, D. 106, F. 15-56.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]