PICI Vllasi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1914. Në zbatim të Ligjit nr. 7514, datë 30 shtator 1991, të udhëzimit nr. 2, datë 4 janar 1992 të Këshillit të Ministrave, si dhe shtesën e bërë në pikën 7 të Udhëzimit nr. 7, datë 29 tetor 1992, komisioni i ngritur për vërtetimin e vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq në mbledhjen e datës 11 dhjetor 1993, vendosi vërtetimin e faktit të vuajtjes së dënimit «motive politike» të Vllasi Llazar Picit, prej datës 23 qershor 1983, deri në fund të vitit 1983, ku edhe ka vdekur në hetuesi. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 64-65.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]