PILINÇI Ferit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Podgorie të Korçës. Më 17 janar 1962, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisjeje jashtë shtetit», dhe e dënoi me 25 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. Më 13 qershor 1978, me vendim nr. 104, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81/1, fl. 143-144.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]