PILKATI Abduraman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Ersekë, në vitin 1940. Me vendim nr. 116, datë 21 shtator 1964, Gjykata e deklaroi fajtor për «ulje të dinjitetit ushtarak» në sytë e punonjësve dhe e dënoi me 6 muaj heqje lirie. Me vendim nr. 74, datë 23 shkurt 1982, Gjykata e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» kundër shtetit dhe e dënoi me 9 vjet heqje lirie dhe 5 vjet internim. Vendimi ka marrë formë të prerë më 2 mars 1982. Dënimi filloi të zbatohet më 10 tetor 1981. Data e mbarimit të zbatimit të dënimit më 29 mars 1982. F. 1, Viti 2017, D. 106, f. 97-98.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]