PISTULI Biçe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e Sandër Pistullit [shih]. Lindi në Shkodër, në vitin 1918. Kreu shkollën e Motrave Stigmatine dhe gjimnazin në qytetin e lindjes. U arrestua më 24 qershor 1951, bashkë me të shoqin, për tentativë arratisjeje. Pas gjashtë muajsh hetuesie, u dënua me dy vjet burg, që më vonë iu kthye në liri me kusht. Vdiq më 18 shkurt të vitit 1999, në Shkodër. Fatbardha Saraçi (Mulleti), Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, ISKK, Tiranë 2013, f. 240- 242.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]