PJEÇI Musa
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 korrik 1904, në Kavajë. U arrestua më 12 tetor 1947 dhe, me vendim nr. 708, datë 24 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor si «strehues kriminelash» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 92-93; F. 1, V. 2017, D. 100/1, fl. 44-45.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]