PJEÇI Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1895, në fshatin Kryevidh të Kavajës. U arrestua më 12 tetor 1947 dhe, me vendim nr. 708, datë 24 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se ka «strehuar e furnizuar kriminelët e luftës të arratisur, Qerim Dushkun etj.», dhe e dënoi me 5 vjet privim lirie. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 72-73; F. 1, V. 2017, D. 100/1, fl. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]