(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Delvinë. U arrestua më 28 shtator 1946. Me vendim nr. 260, datë 2 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», dhe e dënoi me vdekje, heqjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. U ekzekutua më 22 nëntor 1946, në orë 19:30. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 68-69.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]