PJETRA Dedë Binak
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shosh të Shkodrës, në vitin 1925. Me vendim nr. 599, datë 19 dhjetor 1949, Gjykata e Rrethit Shkodër e deklaroi fajtor se «ka ngritur fuqinë punëtore për të mos shkuar në punë» dhe e dënoi me 3 muaj dhe 13 ditë privim lirie. Me vendim nr. 300, datë 27 qershor 1952, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një grup antipushtet» dhe e dënoi me 15 vjet burgim. Për «pjesëmarrje në një grup spiunazhi» e dënoi me 7 vjet burgim. Përfundimisht u dënua me 20 vjet burgim, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 95-96.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]