PJETRI Gjok Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër. Në vitin 1947. Me vendim nr. 107, datë 29 gusht 1968, Gjykata Ushtarake Tiranë e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», duke u arratisur për në Jugosllavi dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluatshme (pjesën e tij), si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 108, f. 37-38.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]