PJETRI (Marku) Frrok Palokë

PJETRI (Marku) Frrok Palokë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Mnelë të Shkodrës, në vitin 1913. Me vendim nr. 160, datë 7 gusht 1945, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për « dezertim nga ushtria» dhe e dënoi me 2 vjet punë të rëndë të detyruar. Me vendim nr. 21, datë 26 janar 1952, Gjykata Ushtarake Shkodër e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit» dhe e dënoi me vdekje (pushkatim), si dhe heqjen e të drejtës elektorale përgjithmonë. U arrestua më 9 dhjetor 1951. F. 1, Viti 2017, D. 107, f. 200.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]