PJETRI Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1944, në Berishë të Pukës. Më 12 dhjetor 1981, me vendim nr. 68, Gjykata e Pukës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 8 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 212-213.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]