PJETRI Zef Tomë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në fshatin Qafë-Mali të Mirditës. U vra nga forcat e Brigadës XXII Sulmues natën e të Shumave (nëntor) të vitit 1944, në Lagjen Marenaj të Qafë- Malit, bashkë me Marka Frrok Nikollin [shih], në shtëpinë e të cilin ishte fshehur nga partizanët. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 33-34.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]