PLAKU Aleksandër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1959, në Baltaz të Fierit. U arrestua më 16 maj 1980. Me vendim nr. 2, datë 2 mars 1981, Gjykata e Rrethit të Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 4 vjet burg, si dhe humbjen e së drejtës së zgjedhjes për 3 vjet kohë. U lirua më 15 nëntor të vitit 1982. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90/1, fl. 5.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]