PLAKU Alush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Konispol të Sarandës, në vitin 1913. Me vendim nr. 200, datë 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit, se ka kryer këto faje: si bashkëpunëtor i Rexhep Plakut ka marrë pjesë në mbledhjet e organizuara prej tij, ka përhapur parulla disfatiste në popull, ka dashur të arratiset në Greqi dhe ka sabotuar reformat e pushtetit», ndaj dhe e dënoi me 5 vjet burg me punë të rëndë, humbjen e të drejtave politike baraz me kohën e dënimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më vonë dënimi iu kthye në 5 vjet privim lirie me punë të detyruar. Përfitoi nga dekreti nr. 962, datë 25 nëntor 1949, i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe u lirua nga burgu. AISKK, F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 100- 101; F. 1, V. 2017, D. 100/1, fl. 52-53; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]