PLAKU Shaqir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 shtator 1910, në Durrës. Më 15 shtator 1947, Gjykata e Nënprefekturës së Durrësit e dënoi me 4 vjet burg dhe humbjen e të drejtave politike. Me vendim nr. 52, datë 28 mars 1949, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se «ka strehuar e furnizuar diversantë», dhe e dënoi me 1 vit burg dhe punë të detyruar. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82/1, fl. 3-4.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]