PLASHNIKU Kalem
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 3 shkurt 1913, në fshatin Plashnik të Beratit. Më 19 shkurt 1946, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi «armik të popullit» dhe «sabotator të pushtetit», dhe e dënoi me vdekje si dhe konfiskimin e pasurisë. Dënimi me vdekje u aprovua nga Gjykata e Lartë me shkresën e 3 dhjetorit të vitit 1946, të firmosur nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 115-116.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]