PODA Sadik
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1918, në Starje. Më 19 shtator 1945, me vendim nr. 6, Gjykata Ushtarake e Kolonjës e deklaroi fajtor se «ka qenë xhandar dhe spiun në kohën e okupacionit italo-gjerman», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim. Më vonë, dënimi iu kthye në 25 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 102, fl. 197-198.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]