POLAJ Dedë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1929, në Lezhë. Më 29 gusht 1952, me vendim nr. 159, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «faje penale kundër popullit dhe shtetit», dhe e dënoi me 7 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Më 18 qershor 1980, me vendim nr. 37, Gjykata e Lezhës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 10 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 189-190.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]