(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 10 maj 1937, në fshatin Çatistë të Gjirokastrës. U internua për motive politike. Me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Gjirokastra në Lushnjë, prej 24 tetorit të vitit 1956 deri më 21 nëntor 1963. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 99/1, fl. 20-21.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]