(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Tropojë, në vitin 1957. Me vendim nr. 4, datë 9 tetor 1985, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor për «sabotim të ekonomisë» dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. Për «agjitacion e propagandë» kundër pushtetit e dënoi me 5 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. Përfundimisht u dënua me 17 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës së zgjedhjes për 5 vjet kohë. Dënimi filloi të zbatohet më 4 mars 1984. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 198-199.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]