PREKA Pashko
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Malkolaj, më 16 gusht 1938. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verfikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ me vendim nr. 24, datë 18 qershor 1993 ka vendosur njohjen e kohës së internimit për «çështje politike» nga rrethi fshati Malkolaj të Lezhës, në rrethin Lezhë/Shkodër, prej datës 10 shkurt 1945, deri më 15 korrik 1945, si dhe nga data 29 gusht 1948, deri më 10 janar 1949. F. 1, Viti 2017, D. 105, f. 20-21.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]