PRELA Zef Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

U arrestua në të njëjtën ditë me Kolë Prelën [shih], pra, më 14 shtator 1946, si pjesëmarrës në kryengritjen e Postribës, dhe u dënua me vdekje. U ekzekutua më 11 mars 1948, pas afër dy vjetësh torturash në hetuesi e në burg. Uran Butka, Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 280.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]