PRENÇI Koço
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1927, në Leskovik. Më 11 tetor 1955, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë Ushtarake, Kolegji Ushtarak e deklaroi fajtor se «ka dhënë informata të rreme dhe për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 7 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 1 vit kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 78, fl. 76-77.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]