PRENGA Prengë Dodë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1923, në fshatin Shëngjin të Fanit. U vra, bashkë me Zef Frrok Përdukën [shih], në dhjetor të vitit 1948, tek po përpiqeshin të kalonin kufirin me Jugosllavinë. Menjëherë pas kësaj, familjet e tyre i internuan në kampin e shfarosjes në Tepelenë. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 126; AISKK, F. 1, V. 2017, D. 85, fl. 47-48.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]