PRENKA Prenkë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1898, në Shkodër. Më 14 dhjetor 1946, me vendim nr. 523, Gjykata Ushtarake e Korçës e deklaroi fajtor për «largim nga ushtria dhe përgatitje për të përmbysur pushtetin me forcë», dhe e dënoi me 2 vjet burg, punë të rëndë dhe humbjen e të drejtës civile e politike. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 130-131.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]