PARALEL

Secili nga rrathët e përfytyruar të lëmshit të Tokës, që shkojnë paralel me ekuatorin në të dy anët e tij deri te polet dhe që shërbejnë për të përcaktuar gjerësinë gjeografike. Shqipëria është ndërmjet paraleleve 39 gradë e 38 minuta edhe 42 gradë e 39 minuta të gjerësisë veriore.

Portali – Gjeografia

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "PARALEL," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/paralel.