PARALEL
Secili nga rrathët e përfytyruar të lëmshit të Tokës, që shkojnë paralel me ekuatorin në të dy anët e tij deri te polet dhe që shërbejnë për të përcaktuar gjerësinë gjeografike. Shqipëria është ndërmjet paraleleve 39 gradë e 38 minuta edhe 42 gradë e 39 minuta të gjerësisë veriore.
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "PARALEL" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/paralel