ÇAUSHI Qerim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 prill të vitit 1934, në Tiranë. Kur po kryente dënimin në kampburgun e Laçit, nga dëshpërimi u hodh me kokë nga tarraca e banesës ku banonin të burgosurit, drejt e në tokën e fortë të oborrit, dhe mbeti i vdekur në vend. Uran Kalakulla, 21 vjet burg komunist, Tiranë, 2008, f. 102.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]