MYRTA Hamit
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1913, në Kavajë. U arrestua më 19 mars 1946. Me vendim nr. 244, datë 26 gusht 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor se si «anëtar i grupit klandestin të Kavajës, ka mbajtur lidhje me kriminelët e luftës dhe ka ndihmuar me të holla të arratisurit», ndaj e dënoi me burgim të përjetshëm dhe konfiskimin e pasurisë. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 67.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]