ÇIPI Vasil
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 19 dhjetor të vitit 1933, në Durrës. U arrestua më 1961 dhe më 15 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Durrësit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës dhe për arratisje jashtë shtetit, të mbetur në tentativë» dhe e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për një vit kohë. U lirua me amnisti më 1963. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 129.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]