(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Jurist, veprimtar politik. U lind në vitin 1895, në Tiranë. Mësimet fillore i kreu në qytetin e lindjes, kurse të mesmet në Stamboll. Më 1914 filloi studimet e larta për shkenca politike në Universitetin e Kembrixhit. Ishte pjesëtar i dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës. Nga viti 1923 deri më 1937 ishte deputet. Deri më 1926 drejtoi prefekturat e Elbasanit, Durrësit, Beratit dhe të Gjirokastrës. Në vitet 1929- 1936 drejtoi Prefekturën e Tiranës, dhe, për një periudhë të shkurtër (1936-1937), Prefekturën e Durrësit. Pas luftës, u akuzua si agjent i anglezëve dhe si nëpunës i lartë i Mbretërisë. U arrestua më 9 shkurt 1945, dhe më 1 nëntor të po atij viti, me vendim nr. 161, Gjykata Ushtarake e deklaroi fajtor se «ka pasur lidhje me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Ekonomisë, Roco, ku me ndërmjetësinë e tij ka bërë tregti me groshë duke i shitur në Korfuz. Ka pasur lidhje me kriminelet e luftës së popullit shqiptar Irfan Ohri e Abaz Kupi dhe ka pasur nji gjindarm si roje», dhe e dënoi me 2 vjet burg. Më 20 korrik 1947 u arrestua sërish, dhe më 25 dhjetor të po atij viti, me vendim nr. 722, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor; ka marrë pjesë në organizatën tradhtare të deputetëve», dhe e dënoi me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave baraz me kohën e dënimit. Vdiq në vitin 1974. F. 1, V. 2014, D. 24, Fl. 289; AMB, F: Divizioni i Mrojtjes Popullit, D. 15.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI IV
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit