ÇOBA Rruzhdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër. Studimet e larta për financë dhe ekonomi i kreu në Bolonjë. U arrestua aty nga fundi i vitit 1944, i akuzuar se kinse donte të themelonte një parti politike me emrin «Demokracia islamike». Pas burgut të gjatë, u lejua të punonte si berber. Por pak para se të dilte në pension, u arrestua sërish dhe u dënua me dhjetë vjet heqje lirie «për agjitacion e propagandë ». At Zef Pllumi, Rrno vetëm për me tregue: Robnia e gjatë, Pjesa e tretë: 1967-1989, Tiranë, 2000, f. 335-336.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]