ÇOKU Çaush
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 16 janar të vitit 1949, në fshatin Muçias të Lushnjës. Më 27 gusht 1969, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e dënoi me 10 vjet heqje lirie për «agjitacion dhe propagandë kundër pushtetit popullor». U arrestua sërish më 1973 dhe më 21 korrik të po atij viti, Gjykata e Rrethit të Mirditës e dënoi me 20 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për «sabotim». AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 72.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]