ÇUNI Ibrahim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 23 nëntor të vitit 1959, në fshatin Letaj të Kukësit. Më 14 prill 1981, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Durrësit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacion e propagandës kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie (dënim i kombinuar). AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 142.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]