ÇAUSHAJ (gunaj) Ceno (Cane)

ÇAUSHAJ (gunaj) Ceno (Cane)
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 shtator të vitit 1920, në fshatin Hekal të Fierit. Më 30 tetor 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «krime lufte» dhe e dënoi me 3 vjet e gjysmë burg. U arrestua sërish më 1952, dhe më 18 shtator të po atij viti, Gjykata Ushtarake e Durrësit e dënoi me 6 vjet heqje lirie për «tentativë arratisje jashtë shtetit». U arrestua për të tretën herë më 1980, dhe më 25 dhjetor të po atij viti, Gjykata e Fierit e deklaroi fajtor për «krimin e agjitacionit e propagandës» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 303.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Cite: Ky artikull u publika nga: HonoLulu, me titull "ÇAUSHAJ (gunaj) Ceno (Cane)," tek Enciklopedia Shqiptare, , https://wiki.shqipopedia.org/%c3%a7aushaj-gunaj-ceno-cane.