Viti:
–
Zhanri:
Teatër
Shteti:
Prodhuesi i filmit – Studio:
Data e Publikimit:
Regjia:
Producent:
Skenari:
Muzika:
Aktorë:
Subjekti:
Çifti i shqyer” i Dario Fo-së kthehet sërish në skenë. Aktori protagonist i kësaj shfaqjeje, Gazmend Gjoka, rrëfen për teorinë e çiftit të hapur Kjo komedi e Dario Fo-së është një apel për plagët e shoqërisë shqiptare, për shkatërrimin e familjes, për lidhjet që me kalimin e kohës po prishen, po degjenerojnë Ky burre tradhtarËshtë një burrë tradhtar që u vjen rrotur shumë grave. Do që të ketë shumë të dashura përreth. Do që të jetë një burrë i mbytur në liri. E mbi të gjitha, ai do që këtë gjë gruaja e tij ta pranojë me qetësi. Kërkon me ngulm që lidhjen me gruan e tij ta konsiderojnë si një çift i hapur që pranon dhe marrëdhënie të tjera nga bashkëshortët. Është një model i ri i moralitetit. Kështu e ka konceptuar bashkëjetesën e tij me gruan e tij, ky burrë. Krenar e kokëfortë vazhdon ta poshtërojë gruan e tij. Herë i çon një dashnore në shtëpi e herë i çon një tjetër. Kjo është diçka krejt normale për të. Madje ai pretendon që e shoqja ta respektojë deri në fund idenë e tij mbi “çiftin e hapur”. Sipas tij, janë rregulla e privilegje që vlejnë për të dy. Por ai nuk e dinte se sa dhemb kjo lojë. Nuk e dinte se gruaja e tij një ditë do t’iu kthehej ta luftonte me armët e tij. Një ditë të bukur ajo gjen vetë një të dashur dhe krejt e qetë ia tregon të shoqit aventurën e saj të re. Është normale. Janë apo s’janë “jë çift i hapur”? Po ku mund të durojë ndërgjegjja e këtij burri që është mësuar vetëm të shkaktojë plagë tek të tjerët? Ai nuk mund ta pranojë. Kurrsesi. Një grua që e tradhton? Jo, kjo është një vrasje për të. Vrasje me armët e tij, me idetë e tij të çmendura për “çiftin e hapur”.
Vlerësimi IMDB:
—
Burime, referenca dhe shënime:
✤ Filmat shqiptarë