ÇUKA Bajram
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak me gradën kapiten, «Nderi i Kombit». U pushkatuan pa gjyq në Sharrë të Tiranës, në nëntor të vitit 1944, bashkë me katër viktima të tjera: Selim Kelmendin [shih] nga Vuthajt e Gucisë, Ndue Palin [shih], Minella Toçin [shih] dhe Selaudin Korçën [shih], të birin e Hafëz Ali Korçës [shih], që vazhdonte studimet e larta në Itali. Kufomat e tyre u hodhën mbi njëritjetrin në një përrua. Në dhjetor të vitit 2009, Presidenti i Republikës e dekoroi me Urdhërin «Nderi i Kombit», bashkë me 36 intelektualë të tjerë të Tiranës të vrarë nga komunistët në periudhën 28 tetor-16 nëntor 1944, me motivacionin: «Të martirizuar nga terrori komunist për shkak të besimit në idetë demokratike perëndimore të zhvillimit të Shqipërisë pas Luftës II Botërore».

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI I
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]