Bima e Ginkos   Edhe ginkoja është bimë konifere që i ka gjethet dyvrigujshe, të gjera në trajtën e një erashke të hapur. Rritet në lartësi deri në 30 metra. Druja e ginkos është e bardhë në të verdhë dhe përdoret ashtu si druri i selvisë. Bërthama e frutit të ginkos hahet e pjekur.         Bima e ginkos konsiderohet si bima më e vjetër. saqë studiuesit e kanë quajtur edhe druri i ngurosur. Kjo bime ka jetuar qindra milionë vite më parë, në kohën kur në tokë jetonin edhe dinozaurët. Në shtresat e lashta të Tokës ka shumë mbeturina të ngurosura të kësaj bime. Kjo tregon se kjo bimë ka qenë shumë e përhapur ajo rritej në Amerikë, në Evropë dhe në Azi. Në gjendje të egër kjo bimë rritet sot në disa krahina të Azisë, ndërsa në Evropë kultivohet si bimë zbukurimi, për të hijeshuar sheshet dhe shëtitoret e qyteteve.

 

Në botën e bimëve

[cite]