Bimët hidrofile Bimët hidrofile janë ato bimë që kryqëzohen e që kryejnë pllenimin me anë të ujit. Në përgjithësi janë bimë që rriten në toka të mbuluara nga ujëra me rrjedhje të qeta të ngadalshme, prandaj dhe u janë përshtatur këtyre kushteve. Edhe kryqëzimin ato e kryejnë me ndihmën e ujit, në të cilin jetojnë. Një bimë e tillë që kryen kryqëzimin me anën e ujit, është Valisneria. Ja se si e kryen kryqëzimin Valisneria. Në kohën e riprodhimit, lulet mashkullore të kësaj bime. ende të pahapura, shkëputen nga bishti që i mban të lidhura me bimën e dalin lart në sipërfaqen e ujit. Aty çelin dhe nxjerrin thekët e tyre që janë të mbushura me pjalm. Lulet femërore këputen nga bima së bashku me bishtin, që e kanë të përdredhur si spiral, e shtrijnë atë dhe notojnë në sipërfaqen e ujit. Të dy llojet e luleve, ato mashkullore e femërore, të mbartura nga rryma e ujit, rastis që takohen me njëra-tjetrën. Kështu ndodh pjalmimi i luleve femërore. Këto lule, pasi pjalmohen, përdredhin përsëri bishtin e tyre dhe zhyten në ujë, ku qëndrojnë derisa zhvillojnë frutin e tyre.
[cite]