Bimët drusore gjethegjera          Të gjitha bimët drusore gjethegjera bëjnë pjesë në grupin e bimëve farëveshura. Këto bimë janë të pajisura me lule dhe brenda në frutin e tyre, kanë fara me anën e të cilave shtohen. Vidhi, ahu etj. bëjnë pjesë në grupin e bimëve farëveshura. Këto bimë në përgjithësi e kanë drurin të fortë dhe gjethet pak a shumë të gjera, që në vjeshtë bien dhe e lërrë pemën krejtësisht të zhveshur. Në çdo pranverë. drurët vishen me gjethe të reja. Në ato krahina, në të cilat dimri është i butë, gjethet e ndonjë druri nuk bien gjatë kësaj stine. kështu ndodh tek ilqja, që rritet në pellgun e Mesdheut.      Bimët gjethegjera jo vetëm që kanë lule të dukshme, por në shumicën e rasteve ato kanë lule të bukura. Kështu, p.sh., lule të bukura kanë pemët frutore. Ato në pranverë zbukurojnë kopshtet, fushat e bregoret me lulet e tyre shumëngjyrëshe dhe me erë të këndshme.

 

Në botën e bimëve

[cite]