ZANORJA E
ZANORJA E E THEKSUAR
- 1
Shkruhen me e (dhe jo me ë) fjalët ku kjo zanore është e theksuar dhe ndiqet ose ka qenë ndjekur në të kaluarën nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalët e prejardhura ose të përbëra të formuara prej tyre, pavarësisht nga lëvizja e theksit: (më) dhemb, dhembje, emër, emëror, femër, femërore, gjemb, gjembaç, e premte, rremb, shemb, shembull, shembullor, i pashembullt, shemër, i shtrembër, shtrembëroj, tremb, thembër, zemër, zemëroj, i pazemërt etj; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshëm, cen, cenoj, çmend, (i, e) çmendur, dend, (i, e) dendur, deng, dhen, end, gjendje, kuvend, kuvendoj, mend, mendje, mendoj, mendim, përmend, përmendore, mendër, parmendë, pendë, qen, qendër, qendror, (kam) qenë, qenie, qenësi, qengj, shpend, tendë, vend, vendës, vendos, vendim, zëvendës, zëvendësoj etj; e enjte, gështenjë, ndenja, (i, e) ndenjur, penj-të, shenjë (por shënoj, shënim), (i, e) shenjtë, (i, e) shtrenjtë, shtrenjtoj, (i, e) vrenjtur; dre, fle, fre, gdhe, ndej, (i, e) nderë, ngre, pe.
ZANORJA E E PATHEKSUAR
- 2
Tek emrat femërorë, të cilët kanë një -e fundore të patheksuar në trajtën e pashquar të njëjsit, në emëroren e shquar bie -e-ja, ndërsa në rasat e tjera ajo shkruhet: artiste – artistja, artisteje; fitore – fitorja, fitoreje; lule – lulja, luleje; lulishte – lulishtja, lulishteje; mësuese – mësuesja, mësueseje; nxënëse – nxënësja, nxënëseje; perde – perdja, perdeje; qytetare -qytetarja, qytetareje; studente – studentja, studenteje; shishe – shishja, shisheje etj.; anije – anija, anijeje; ardhje – ardhja, ardhjeje; çështje -çështja, çështjeje; familje – familja, familjeje; korrje – korrja, korrjeje; nisje – nisja, nisjeje; pyetje – pyetja, pyetjeje; rrokje – rrokja, rrokjeje; ulje – ulja, uljeje etj.
– Drejtshkrimi i gjuhës shqipe –